Sot në mëngjes ka vdekur Smajl (Rushit) Veseli, babai i heroit të kombit Sabit Veselit.

Varrimi bëhet sot në ora 12:00 në Broboniq të Mitrovicës.

Përndryshe Smajli është xhaxhai i Kadri Veselit.

Po kush ishte Sabiti, djali i Smajl Veselit: Sabit Veseli që nga rinia e tij e hershme ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushojë së vepruari dhe luftuari deri në çlirimin e vendit nga okupatorët.

Shkalla e vendosmërisë së tij më ishte vërejtur në vitin 1981, kur organizoi demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë.

Angazhimi i madh i Veselit në demonstratat e vitit 1981, bëri që ai të bie në sy të spiunëve të UDB-së, të cilët disa ditë më vonë e arrestojnë dhe e dënojnë me 7 vjet e gjysmë burg.

Veseli vazhdoi jetën organizative edhe pas daljes nga burgu, për ta vazhduar gjatë tërë viteve ’90 e deri në organizimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sabit Veseli ka humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në fshatin Kushtovë të Mitrovicës më 6 gusht 2010.