Vdiqën dy persona që u aksidentuan gjatë gushtit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, të cilët gjatë muajit gusht ishin aksidentuar në Kosovë, kanë vdekur.

Njëri prej tyre ishte aksidentuar më 14 gusht në Shtërpcë dhe ka vdekur në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK) të dielën.

“Shtërpce. 14.08.2023 – 13:30. Me datë 03.09.2023, viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërsa, tjetri ishte aksidentuar në Han të Elezit dhe thuhet se ka qenë duke u trajtuar në Gjermani.

“Hani i Elezit. 22.08.2023 – 23:24. Lidhur me rastin, është informuar se viktima mashkull shtetas i Gjermanisë, i cili ishte duke u trajtuar në Gjermani ka ndërruar jetë. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet tutje në raport./21Media

Back to top button