Kaloni te përmbajtja kryesore

Veç 7% e konsumatorëve u prekën nga tarifat e reja për muajin shkurt

Rreth 93% e konsumatorëve në bazë të analizave që ka bërë Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO për faturat e shkurtit, kanë paguar vetëm me tarifat e vjetra. Pra, nuk janë afektuar fare me tarifat e reja të energjisë elektrike.

Kështu ka informuar sot KESCO, me ç’rast ka treguar se kjo ka ndodhur pasi KESCO me miratim të ZRRE-së, në faturat e muajit shkurt, më datën 9 shkurt njehsimin e ka filluar nga 0kWh dhe kjo ka bërë që 93% e konsumatorëve të mos preken nga çmimet e reja, sepse konsumatorët nuk e kanë tejkaluar 800kWh, që është njehsuar me tarifat e vjetra, të para datës 9 shkurt.

Por, sipas KESCO-s, tashmë ka filluar periudha kur janë në fuqi tarifat e reja, me çmime të reja. Për të gjithë konsumatorët e amvisërisë bllok-tarifa fillon nga shpenzimi mbi 800kWh.

Lidhur me aplikimin e tarifave të reja dhe për t’i ndihmuar konsumatorët që të mos e kalojnë pragun e bllok-tarifës, KESCO ka theksuar do të zhvillojë edhe një fushatë ndërgjegjësimi që nis këtë muaj.

“Çmimet e energjisë elektrike janë rritur ndjeshëm si pasojë e rritjes së tyre në berzat ndërkombëtare, ku në fund të vitit u shënua deri në dhjetëfishin e tyre, krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve paraprake. Nga këto nuk mundi të shpëtojë as Kosova, pasi është vend importues, ku një sasi e konsiderueshme e energjisë elektrike duhet të sigurohet nga importi gjatë periudhës së dimrit, kur edhe kërkesa në Evropë është më e larta dhe rrjedhimisht edhe çmimi. Përdorimi i energjisë elektrike në mënyrë efiçiente dhe i formave alternative të ngrohjes, ul varësinë nga importi dhe rrjedhimisht edhe ndikimin e çmimeve globale të saj te ne.”, ka bërë të ditur KESCO./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button