Çfarë po ndodh sot në Ukrainë?
Një përmbledhje e disa prej pikave kyçe në ditën e shtatë të pushtimit të Ukrainës.
Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në qytetet kryesore.
Në jug:
Rusia thotë se ka marrë kontrollin e portit të Khersonit, edhe pse kryebashkiaku i saj thotë se forcat ukrainase janë ende duke u mbajtur, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ekziston frika e viktimave masive në qytetin e Mariupol pranë kufirit me Rusinë. Nënkryetari i bashkisë tha se një zonë është “pothuajse e shkatërruar plotësisht”.
Në verilindje:
Ka raportime për një sulm me raketë në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, në departamentin rajonal të policisë dhe një pjesë të një universiteti.
Më herët, parashutistët rusë zbarkuan në qytet dhe filluan të luftojnë për kontroll, tha ushtria e Ukrainës.
Zhvillime të tjera:
Më shumë se 2,000 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, kanë thënë autoritetet ukrainase.
Bisedimet e paqes do të rifillojnë të mërkurën në mbrëmje midis Rusisë dhe Ukrainës, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.
Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar i është kërkuar nga lideri i opozitës, Keir Starmer, të shënjestrojë Roman Abramovich – pronar i klubit të futbollit Chelsea – me sanksione. Abramovich ka mohuar të jetë i afërt me Vladimir Putin./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?