Veç dje 43 aksidente trafiku, një me fatalitet

Dënohen mbi 1 mijë shoferë

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së diel kanë ndodhur 43 aksidente komunikacioni. Një me fatalitet, 17 prej tyre me të lënduar, ndërsa 25 tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik për një ditë ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 334 tiketa trafiku. Ndërsa, për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 18 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button