Vdiq në QKUK personi që u godit nga vetura

Aksident trafiku me fatalitet

Vdiq këmbësori 83 vjeçar që u godit nga një veturë mbrëmë në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, segmenti në dalje të Vushtrrisë.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot në ora 05:00 të datës 26 janar 2020, nga QKUK është njoftuar se i lënduari viktima S .M., 83 vjecar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka konfirmuar Zahiti për 21Media.

Viktima kishte pranuar ndihmën e parë në spitalin e Vushtrrisë, më pas ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit, të cilit i është caktuar masa e ndalimit per 48 orë./21Media

Back to top button