“Veç pse ki pushtet, s’je shtet”, protestohet para zyrës së Tomë Gashit

Shumë qytetarë i janë bashkuar protestës

Para zyrës së avokatit Tomë Gashi ka nisur protesta kundër tij, pas publikimit të filmimeve ku shihej avokati duke e shqelmuar një lypësar. Me motot “Kush je ti”, “Veç pse ki pushet, s’je shtet”, “A po na mbron, a po na shkelë”, “Shkelmo privilegjin, e jo të pambrojtunin”, shumë qytetarë i janë bashkuar kësaj proteste.

Teksa protesta po mbahej, Gashi përmes një reagimi në rrjete sociale u kërkoi organeve kompetente të ndërmarrin masat e duhura.

Ditë më parë ai ishte xhiruar duke shqelmuar paratë dhe abuzuar verbalisht me një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Vet Gashi kishte reaguar duke thënë se ishte provokuar dhe se lypsarët ne shesh kanë “shefa me mercedesa” duke nënkuptuar se qëndron një grup i organizuar mbrapa tyre./21Media

Back to top button