”Vec ti eja me shih ne qeli, te perndjekurit tend i vjen mire”
Dritëro Agolli ishte poet dhe autor këngësh shumë i njohur, shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kishte lindur në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në shkollën ”Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku edhe kishte bërë sprovat e para letrare.
Në vitet 1952 – 1957 ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Letersisë të Universitetit të Leningradit. Në vitet 1957 – 1972 ka punuar si redaktor e gazetar në të përditshmen ”Zëri i popullit” .
Ndërsa, në vitet 1973 – 1992 ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Dritëro Agolli ishte një nga figurat qendrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishem të brezit të viteve 1960-ta./21Media

Poezi nga Dritëro Agolli
I perndjekuri i dashurise…
Une jam i burgosuri yt.
Rroj me prangat qe ti me ke vene.
Po cudi as qelia s’me mbyt.
Dhe s’me mbyt as dritarja e zeze.
Kur ti prangat m’i hodhe ne mish.
Une i putha duart e tua.
Eshte rast i pashembullt ta dish.
Qe xhelatin ta puth a ta dua.
I perndjekuri yt erotik.
I perndjekur te mbetet gjithmone.
Erotim i mire a i lig.
Hidhmi duart ne fyt, torturome.
Ky burgim sa do zgjase s’e di.
I perjetshem do kisha deshire.
Vec ti eja me shih ne qeli.
Te perndjekurit tend i vjen mire.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?