Kaloni te përmbajtja kryesore

Veçantia e edicionit të 20-të të “DokuFestit”

 
Edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar “DokuFestit” do të mbahet nga 6 deri më 14 gusht në qytetin historik të Prizrenit dhe në platformën online.
“DokuFest” ka bërë të ditur se për këtë edicion do të prezantohen 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës, të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese.
Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në festival do të kenë premierat e tyre kosovare, duke e bërë ‘DokuFestin” platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend.
Veton Nurkollari, drejtori artistik i “DokuFestit”, ka treguar se në paltformën online qasje do kenë edhe vizitoret nga Zvicra Gjermania dhe Suedia./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button