Vedat Gashi  u rizgjodh në legjislataturën e rrethit Westchester

I përkrahur nga Komuniteti shqiptaro- amerikan i rrethit të Uestçester, të afërmit dhe qytetarë të këtij rrethi, në zgjedhjet e djeshme në SHBA, bashkatdhetari ynë, Vedat Gashi, u zgjodh për të dytën herë me radhë në legjislaturën e Rrethit Uestçester, ku do të përfaqësojë distriktin e katërt.  Fitoren e tij Gashi ia dedikoi familjarëve dhe përkrahesve, të cilët punuan pa ndalur në fushatën e tij.  Në fjalimin e tij, Vedat Gashi theksoi se kjo fitore nuk do të ndodhte pa ndihmën e gjithë juve që ishit gjithnjë dhe jeni këtu me mua, duke I faleminderuar ata për përkrahjen dhe punën e palodhshme. Vlen të potencohet se Vedat Gashi emigroi nga Kosova së bashku me familjen e tij para rreth 40 vjetësh, ku u shkollua, ndërsa për disa vite deri në shpallje të Pavarësisë së Kosovës punoi si Këshilltar ligjor pranë kryeministrisë së Kosovës, raporton korresspondenti i RTV21 nga Nju Jorku, Halil Mula.)21Media

Back to top button