Vela: Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo eskalimi

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale për të krijuar barrikadat në veri të Kosovës.

“Pjesëtarë të së ashtuquajturës ‘Civilna Zastita’ dhe disa ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që kanë dhënë dorëheqje në nëntor të këtij viti, janë duke krijuar barrikadat”, ka shkruar Vela në Twitter.

Sipas tij, “Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo eskalimi”./21Media

Back to top button