Vela: Serbia po pasivizon adresat e shqiptarëve në Luginë, ndërsa ua lehtëson rusëve marrjen e nënshtetësisë

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës thotë se Serbia ua ka lehtësuar rusëve marrjen e nënshtetësisë derisa sipas tij p kryen spastrim etnik ndaj shqiptarëve në Luginë.

“Ndërsa Serbia ua ka lehtësuar marrjen e nënshtetësisë të huajve (lexo:rusëve), ajo po kryen spastrim etnik përmes mjeteve administrative për shqiptarët në Serbinë jugore duke “pasivizuar” adresat e vendbanimit”, thotë ai.

Shqiptarët në Luginë tash e një kohë janë duke u përballur me pasivizimin e adresave./21Media

Back to top button