Veliaj: I kam thënë Edit me i liberalizu komplet dhënien e pasaportave për Kosovën
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot ka pritur në takim këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, të cilës i është dhënë nënshtetësia e Shqipërisë.
Veliaj ka thënë se ka diskutuar edhe me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, të cilit i ka kërkuar që t’u jepen pasaportat e Shqipërisë të gjithë kosovarëve
“Unë i propozova edhe Presidentit, i kam thënë edhe Edit, ne duhet me i liberalizu komplet dhënien e pasaportave për Kosovën”, është shprehur Velija ndër tjera gjatë takimit me Dua Lipën, e cila nesër do mbajë koncert nesër./21Media