Veliu-Abdixhikut: Je tepër i vogël t’ua mbyllësh derën gardianëve

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, i ka reaguar kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut për deklaratën e tij se do t’ua mbyll derën atyre që s’kanë më çka t’i japin kësaj partie.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Veliu ka drejtuar kritika ndaj Abdixhikut.
Sipas Veliut, Abdixhiku “ka hyrë nga dritarja në LDK”.
Veliu ka thënë se Abdixhiku është “tepër i vogël” që t’ua mbyllë derën “gardianëve të vërtetë që e ndërtuan LDK-në e madhe”.

Ndryshe, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai përfaqëson, është demokratike, dhe mirëpret njerëzit e rinj. Megjithatë, ai deklaroi se po ashtu LDK mbyll dyert për ata që s’kanë çfarë i japin më këtij subjekti.
Ndërsa kur u pyet nëse Agim Veliu pati ndikim në humbjen e LDK-së në Podujevë, Abdixhiku nuk komentoi gjatë, veçse u shpreh se për këto vendime në LDK, s’ka kthim prapa. /21Media

Back to top button