Veliu: Albin, çove shumë pluhur e tym, shkaktove edhe gjakderdhje deri sa erdhe në pushtet

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së Agim Veliu, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “kryemashtrues me ambicie diktatori”.

Tutje Veliu Kurtin e ka cilësuar si shkatërrues të vendit.

“Albin, çove shumë pluhur e tym, qe besa edhe shkaktove edhe gjakderdhje deri sa erdhe në pushtet. Nga një shpëtimtar i proklamuar shpejt u bëre shkatërrimtar, për çfarë ishe dëshmuar ndër vite. Deri sa u ule aty ku je, i përgjake edhe rrugët, jo me gjakun tënd, por të atyre që të besuan verbërisht dhe i manipulove vazhdimisht. Deri sa bëje politikën e rrugës, sulmoje institucione, policinë e këdo që të doli përpara, kur hyre në Kuvend kolegët deputetë deshe t’i verbosh me gaz lotsjellës. I bëre të gjitha për të ardhur në pushtet. Veprove sipas maksimës: Qëllimi arsyeton mjetet, në rastin tënd dhunën dhe shkatërrimin”, ka thënë Veliu./21Media

Back to top button