Moti gjatë vikendit në Kosovë
![](https://i0.wp.com/rtv21.tv/wp-content/uploads/2022/11/moti-sotttt.jpg?resize=633%2C330&ssl=1)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se të shtunën parashihet me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.
Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndersa maksimalet e ditës do të shenojne rritje të lehta. Në viset e larta minimalet do të ulen rreth -3 gradë Celsius.
Ndërsa, të dielen parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesen e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu.
Temperaturat minimale parashihen të shenojne rritje ë lehta, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë rreth 10 gradë Celsius.
IHMK ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi dhe veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s./21Media