Veliu deklarohet për hyrjen e forcave të xhandarmërisë serbe në Kosovë

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneral majorin Michele Risi, me të cilin kam diskutuar për hyrjen e forcave të xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës

Veliu nëpërmjet një shkrimi në Facebook, tha se nga gjenerali është njoftuar se “KFOR-i ishte alarmuar për këtë incident nga raportimet e mediave, pasi që një veprim i tillë ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët rutinor dhe i sinkronizuar i KFOR-it dhe i Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë, me të cilat që nga viti 2008, KFOR-i zhvillon patrullime të përbashkëta përgjatë vijës kufitare. Pra, ky ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët“.

Aktivitete të tilla të sinkronizuara, sipas ministrit, mbahen si me Forcat Serbe ashtu edhe ato të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtareve të dy forcave.

Mirëpres, faktin se në të kaluarën janë organizuar patrullime të përbashkëta të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, duke kërkuar njëkohësisht që patrullimet e tilla të ri-fillojnë edhe në ketë pjesë të Kosovës, iniciativë e cila u mirëprit edhe nga ana e Gjeneralit Risi, i cili tha se janë të gatshëm ta asistojnë Policinë e Kosovës dhe të rifillojnë aktivitetet e tilla. Në fund të takimit u dakorduam që KFOR-i dhe Policia e Kosovës të takohen dhe të diskutojnë mbi modalitetet për rifillimin e patrullimeve të përbashkëta e të sinkronizuara përgjatë vijës kufitare me Serbinë“, shkroi Veliu./21Media

Back to top button