Veliu ngushëllon familjen e policit të ndjerë, Gegë Prenaj

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka ngushëlluar familjen Prenaj me rastin e vdekjes së zyrtarit policor, Gegë Prenaj.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta e një polici të shkëlqyer, i cili ka shërbyer me dinjitet dhe krenari duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës. Gegë Prenaj, punonte prej vitesh në stacionin policor të Klinës. Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke vënë rend dhe ligj”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./21Media

Back to top button