Veliu priti në takim përfaqësuesin e sindikatës së Policisë

Gjatë takimit u diskutua për kushtet e përgjithshme të Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka pritur në takim nënkryetarin e sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli.

Në këtë takim u diskutua për kushtet e përgjithshme të Policisë së Kosovës, rolit që kanë sindikalistët për përmirësimin e kushteve të punës dhe modaliteteve që do të mund të ndiqen në të ardhmen për krijimin e  kushteve sa më të mira për Policinë e Kosovës.

Ai theksoi se në kuadër të prioriteteve të tij dhe vizionit për një polici më të mirë, do të koordinohet ngushtë me sindikatën e policisë, për krijimin e kushteve sa më të mira.

Veliu vuri në dukje se gjatë mandatit të tij do të vazhdohet përkrahja në profesionalizmin e mëtejshëm të policisë dhe do të inkurajojë që të luftohen të gjitha dukuritë negative brenda policisë. /21Media 

Back to top button