Kaloni te përmbajtja kryesore

Filloi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Në rend dite propozimi për formimin e komisioneve

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila për herë të parë do të drejtohet nga kryetarja e re, Vjosa Osmani, derisa këtë mbledhje e bojkotoi Partia Demokratike e Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhje do të diskutohen propozimet për formimin e komisioneve parlamentare.

Kuvendi i Kosovës ka katër komisione të përhershme siç janë ai për Buxhet e Financa, ai për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi si dhe Komisioni për Integrime Evropiane. Ndryshe, kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit që do të kryesohet nga Osmani, e cila të hënën u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës.  /21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button