Veliu shpreh ngushëllime për familjen Bllaca

Ministria e Brendshme ka reaguar pas tragjedisë në Gjilan

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Agim Veliu ka reaguar pas rastit tragjik në Gjilan.

Veliu ka thënë se kjo Ministri do të përdorë të gjitha kapacitetet e saj institucionale ku përfshihen zyrtarë policorë që të mos përsëriten më ngjarje si kjo.

Përmes një njoftimi për media Veliu ka njoftuar se Policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës janë të angazhuar në mënyrë që të shikohen rrethanat që quan në kryerjen e kësaj vrasje.

Në emër të MPBAP-së Veliu i ka shprehur ngushëllime familjes Bllaca për humbjen e familjarëve.

Gjilani dje është tronditur nga një krim i rëndë brenda familjes. Prokuroria dyshon se një zyrtare policore ka vrarë prindërit, dy vëllezërit e saj dhe në fund edhe vetën./21Media

Back to top button