Interpelancë e Ministrit Veliu për rastin e Karaçevës

Interpelancë e Ministrit Veliu për rastin e Karaçevës

Rreth dy muaj pasi pjesëtarë të uniformuar të Serbisë kanë hyrë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu është duke raportuar për këtë çështje para Kuvendit të Kosovës. Tha se Policisë së Kosovës nuk i lejohet qarkullimi në brendi të fshatit Karaçevë, meqë rruga Novosellë-Karaçevë është në territorin e kontestuar sipas marrëveshjes së Kumanovës, ndërsa pohoi se  situata momentale në këtë fshat  është  e qetë. Në interpelancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, Veliut iu faturuan dështimi i mos mbrojtjes dhe kontrollimit të kufijve dhe integritetit territorial të vendit.  Për këtë kërkuan që përmes një rezolute të merren masat e nevojshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit, si dhe vendosjen e një nënstacioni të përhershëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë./21Media