Veliu takon humanistin Halil Kastrati

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim humanistin, Halil Kastratin.

Veliu ka njoftuar se në takim me Kastratin është diskutuar për projektet e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes tyre.

Po ashtu, Veliu ka treguar se është diskutuar edhe për ofrimin e mundësisë për lëvizje të lirë gjatë angazhimit të tyre.

“Pata kënaqësinë ta mirëpres në takim humanistin Halil Katrati. Biseduam për projektet e shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe mundësitë e bashkëpunimit tonë, duke u nisur nga ofrimi i mundësisë për lëvizje të lirë gjatë angazhimeve të tyre”, ka shkruar Veliu.

Mes tjerash Veliu ka theksuar se do t’i mbështesin “Jetimat e Ballkanit” në iniciativat e tyre që synim kanë përmasimin e jetës së qytetarëve e veçmas atyre në nevojë.

“Do të jemi gjithmonë në mbështetje të iniciativave që përmirësojnë jetën e qytetarëve, veçmas atyre në nevojë”, ka përfunduar Veliu./21Media

Back to top button