Vella: Nuk shoh arsye që BE të mos hap kufijtë për qytetarët e Kosovës

Osmani: Shpresojmë që vendimi për vizat të merret deri në dhjetor

Presidenti i Maltës, George Vella, tha në Prishtinë anëtarësimi i Kosovës dhe I Ballkanit Perëndimor si tërësi në Bashkimin Evropian është vendim strategjik në interes të Unionit. Presidenti Vella, që po qëndron në Kosovë me ftesë të Presidentes Osmani, në pjesëmarrje në Forumin e Gruas, Paqes dhe Sigurisë, tha se Malta e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njëkohësisht pajtimin ndërmjet dy vendeve. Presidentja Osmani ndërkohë theksoi se perspektiva Evropiane për Kosovën është në interes gjeostrategjik të BE-së./21Media

Back to top button