Qeverisë së Kosovës i kërkohet mos të shtyjë vendimin për targat ilegale

Pozitë dhe opozitë kërkojnë që vendimi të hyjë në fuqi më 1 nëntor
Diplomatë ndërkombëtarë i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të shtyjë vendimin për ndërrimin e targave ilegale edhe për dhjetë muaj të tjerë për të shmangur, siç thuhet, një përshkallëzim të ri të situatës. Por përfaqësues të partisë në pushtet dhe të ata të opozitës këmbëngulin që të mos ketë shtyrje të afatit për targat, duke u thirrur, siç thonë, në sundimin e ligjit dhe vendosjen e reciprocitetit./21Media

Back to top button