Vëllai i pastrehë, Cheryl plot buzëqeshje

Këngëtarja angleze, Cheryl Ann Tweedy është parë duke dalë nga studio ku ajo punon, pas plot nëntë orësh, ndërkohë që gjithandej kanë qarkulluar lajmet se vëllai i saj është i pastrehë.
Cheryl është parë plot buzëqeshje gjersa kapet nga fotografët, pasi siç bëjnë të ditur burime të afërt të këngëtarës, ajo ka pasur një javë shumë të rëndë, si nga jeta personale ashtu edhe ajo private.
Mediat në Britani kanë bërë treguar se Cheryl dhe vëllai i saj Andrew nuk flasin tashmë një kohë të gjatë.
Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, e nuk kanë munguar komentet negative drejt artistes, ku pyetet se si mund të ndodhë diçka e tillë.
Andrew po kërkon para në rrugë dhe thotë se Cheryl mund as të mos e dijë që ai po jeton jashtë pas asnjë qindarkë.
“Kjo është mënyra e jetës sime tash. I kam lutur të gjithë për më shumë se tre muaj për para dhe është diçka që po më thyen zemrën. Kam shumë krenari. Me familjen që kam, nuk do të duhej të isha këtu. Është e tmerrshme. Asnjë nga ta nuk më ka kontaktuar. Edhe pse Cheryl nuk po më ndihmon, ajo prapë se prapë është motra ime, ajo mund të mos e dijë gjendjen në të cilën jam, nuk i vë faj” tha ai për The Sun./21Media
 

Back to top button