Vëllai ia preu kokën me drapër motrës së tij shtatzënë

Një gruaje shtatzënë 19-vjeçare iu pre koka nga nëna dhe vëllai i saj në Indi.
Të dy ishin të zemëruar që ajo iku me shokun e saj të kolegjit dhe më pas u martua me të kundër vullnetit të familjes së saj, tha një zëdhënës i policisë për Indian Express.
Martesat e organizuara janë rregull në Indi, një martesë konsiderohet të jetë bashkimi i dy familjeve dhe jo vetëm një çift.
Siç është zakon në Indi për gratë e martuara, viktima jetonte me burrin e saj me vjehrrit – në një fermë në një zonë rurale në shtetin e Maharashtra, rreth katër kilometra nga fshati i tyre i lindjes.
Nëna e saj 38-vjeçare e takoi atje të dielën e kaluar, sipas policisë, për herë të dytë që nga dasma e saj në verë dhe vëllai 18-vjeçar për herë të parë.
Sipas policisë, e reja ishte duke bërë çaj, kur vëllai e sulmoi nga pas me drapër dhe e ëma mbajti këmbët e së bijës. Vëllai ia preu kokën dhe e nxori jashtë.
Burri i viktimës ishte gjithashtu në shtëpi dhe nxitoi në kuzhinë kur dëgjoi të binin enët, më pas vëllai tentoi ta vriste edhe atë, por ai mundi të shpëtojë.

Back to top button