Vendet evropiane premtojnë mbi 2.7 milionë dollarë për hetime në Ukrainë

Holanda, Suedia dhe Gjermania kanë premtuar 2.7 milionë dollarë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për të mbështetur hetimin për krime të mundshme të luftës të kryera në Ukrainë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg u takuan përmes videokonferencës me Kryeprokurorin e ICC-së, Karim Khan, në një takim të thirrur nga Ministri i Punëve të Jashtme holandeze Wopke Hoekstra të hënën.

“Ngritja e Gjykatës Penale është një nga rrugët më të rëndësishme drejt drejtësisë për ukrainasit. Holanda dëshiron që “të ndiqet drejtësia për viktimat e pushtimit rus”, ka thënë Hoekstra.

Hoekstra premtoi mbi 1 milion dollarë në emër të Holandës në ICC për të mbështetur hetimin e saj. 

Gjermania ka thën♪ në një njoftim për shtyp se vendit iu zotua gjithashtu 1 milion dollarë shtesë në gjykatë.

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde njoftoi në një deklaratë se Suedia do të sigurojë gjithashtu një gjysmë milioni euro shtesë, duke thënë se “ICC ka nevojë për mbështetjen e plotë të komunitetit ndërkombëtar”.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ndau 8 milionë dollarë të dedikuara për të mbështetur dhe trajnuar prokurorët ukrainas në hetimin e krimeve të mundshme të luftës./21Media

Back to top button