“Vendi im” dedikimi më i bukur për atdheun
Kënga “Vendi im” njëra prej dedikimeve më të ndjera për atdheun, bart mesazhin për dashurinë dhe sakfrificën për Kosovën.
“Vendi im” është prodhim i RTV21, i cili u realizua pikërisht në vitin 2008 kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj.
Me vargje nga Xheraldina Vula e Genc Prelvukaj dhe me orkestrim nga kompozitori Naim Krasniqi, ky projekt mblodhi emrat më eminent të estradës.
Edhe sot pas 15 vjet të publikimit “Vendi im” konsiderohet si himni përmes të cilit shprehen ndjenjat më sublime për Kosovën.
Këtë e dëshmon edhe vet fakti që kënga sot mësohet përmendësh e këndohet edhe nga brezat e rinj. Vitin e kaluar nxënësit e shkollës “Luigj Gurakuqi” në Elbasan nën drejtimin e mësueses së tyre, Alma Lika promovuan vendet më të bukura historike të Elbasanit, duke kënduar këtë këngë.
Andaj në këtë ditë kur Kosova pas shumë sakrificave feston Pavarësinë, urimin më të bukur e përcjellim me këngën “Vendi im”./21Media