Vendi vazhdon të jetë i përfshirë nga zjarri, vatra më serioze në Shtupeq të Pejës

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se po vazhdon zjarri nëpër disa lokalitete në Kosovë.
Ndër zonat më të prekura është fshati Shtupeq në Pejë.
“Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se aktualisht vendi ynë vazhdon të jetë i përfshirë në disa vatra zjarri, nëpër disa lokalitete të Kosovës. Vatra e cila për momentin është më serioze, është fshati Shtupeq i Pejës”, bëhet e ditur në komunikatë.
Tutje, MPB tha se ekipet emergjente tashmë janë në lokacionet e duhura dhe po bëjnë çmos në mënjanimin e përhapjes së zjarrit më tutje.
“Në të gjitha vatrat e zjarrit janë të angazhuara me kapacitet të plotë të gjitha Institucionet përgjegjëse, të cilat po koordinohen nga Qendra Operative e MPB-së. Në shuarjen e zjarreve janë të angazhuar: Ekipet Zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjesëtarët e FSK-së, Ndërmarrjet Publike dhe po ashtu një ndihmë të madhe nga ajri janë duke e dhënë pjesëtarët e KFOR-it, që po ndihmojmë përmes helikopterëve në shuarjen e zjarreve”, thuhet ndër të tjera.
Tutje, ekipi i Policisë së Kosovës është angazhuar në hetimin e shkaktarëve të këtyre zjarreve.
“Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se. Me këtë rast Policia e Kosovës është angazhuar seriozisht në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat që kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo do të shkaktojnë në të ardhmen do të përballen me ligjin. Kësisoj sot rreth orës 12:10, është pranuar një informatë për një zjarr afër varrezave në fshatin Babimovc të Obiliqit. Pasi zjarrfikësit kanë fikur zjarrin, patrullat policore kanë arrestuar si të dyshuar një person, të cilit me urdhër të prokurorit i është iniciuar rasti si zjarrvënie”./21Media

Back to top button