Vendimet e PZAP-së, flasin nga KQZ-ja

 

Komisioni Qendror Zgjedhjeve ka pranuar vendimet e Panelit Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai deklaroi se KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it pasi të shterren mundësitë e ankesave nga partitë.

“Do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, tha Elezi.

PZAP sot ka publikuar vendimet për ankesat e partive lidhur me certifikimin e subjekteve dhe listave të kandidatëve./21Media

Back to top button