Vendimi i arbitrazhit për “Grandin” pason me replika e kundër- replika mes Pacollit e Haxhiut

(Lajm i përditësuar)
Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, , duke thënë se askush nuk e ka kërkuar objektin e hotelit “Grand”
Ai ka thënë se kompania e tij, që nga fillimi ka kërkuar që të kthehen fondet e saja.
‘‘Deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”.
Ministrja e din shumë mirë , që askush në këtë proces nuk ka kërkuar OBJEKTIN nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm.
Që nga fillimi i procesitit, Mabco ka kërkuar gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj, të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme, dhe asgjë tjetër’’, ka shkruar Pacolli.
Haxhiu: Pacollit detyrohemi t’ia kthejmë paratë e tij, s’ka teori që ai ta marrë pronësinë e Grandit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka p biznesmenit Behgjet Pacolli, pasi ky i fundit tha se kompania e tij ‘‘Mabco Contsruction’’, e ka fituar në arbitrazh rastin ‘‘Grandi’’,
Haxhiu, në postimin e saj ka thënë se e ‘‘vetmja gjë’’ për të cilën Kosova detyrohet të ia kthejë Pacollit, janë paratë të cilat biznesmeni ‘‘ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit’’.
Postimi i plotë:
Grandi mbetet në pronësi të Republikës së Kosovës
Republika e Kosovës, sipas Vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investimeve, ka gjetur që nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin. E vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit. Edhe pse ai nuk ishte palë në procedurë, AKP kishte pranuar mjetet e tij. Këto tani ne detyrohemi t’i kthejmë.
Për shkak të hajnisë 20 vjeçare nëpër institucione shtetërore, paguajmë pasoja ende. Por këto janë të fundit. Pronësinë mbi pronën publike nuk ia lejojmë askujt. Prandaj Grandi mbetet i Kosovës e i qytetarëve të saj.
Kontesti i vjetër për Hotelin Grand, Behgjet Pacolli thotë se e ka fituar rastin në Arbitrazh
Kontesti i vjetër për Hotelin Grand, Behgjet Pacolli thotë se e ka fituar rastin në Arbitrazh – detaje në postimin e tij
Biznesmeni Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se kompania e tij ‘‘Mabco Contsruction’’, e ka fituar në arbitrazh rastin që njihet si rasti i ‘‘Grandit’’.
Pacolli ka treguar edhe se, pas këtij vendimi, Qeveria e Kosovës duhet që të ‘‘rikthejë shumën e paguar nga Mabco** për një objekt që, për shkak të refuzimit për të paguar haraç, nuk iu njoh kurrë e drejta e pronësisë, megjithëse pagesa ishte kryer në kohë (në vitin 2006’’.
Postimi i plotë:
Më në fund, kompania ime **Mabco Construction Int.** ka fituar drejtësisht arbitrazhin në rastin e Grandit ndaj Shtetit të Kosovës. Vendimi parashikon që Qeveria e Kosovës duhet:
1. **Të rikthejë shumën e paguar nga Mabco** për një objekt që, për shkak të refuzimit për të paguar haraç, nuk iu njoh kurrë e drejta e pronësisë, megjithëse pagesa ishte kryer në kohë (në vitin 2006).
Ky triumf në arbitrazhin ndërkombëtar është një sinjal i qartë se **“E drejta vonohet, por gjithmonë del në dritë”**.
Disa mesazhe të rëndësishme që sjell ky vendim janë:
a) **Çfarë nuk është , kurrë nuk mund të bëhet e jotja!**
b) **Një sinjal tjetër i qartë është nevoja për një sistem drejtësie të paanshëm dhe funksional**, që garanton të drejtat e investitorëve dhe i mbron ata. Vetëm në një sistem të tillë investitorët mund të kenë besim për të investuar në vend.
Unë gjithmonë kam refuzuar çdo gjë që nuk më përkiste, por kam mbrojtur atë që është e imja.
c) **Vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar, është një obligim për Qeverinë që të kthejë shumën që Mabco e pagoi në vitin 2006 në llogarinë e shtetit.
Në këmbim, Qeveria nuk ofroi asgjë, duke refuzuar njohjen e Mabco si aksionare në objektin e blerë, ndonëse marrëveshja ishte e qartë dhe Qeveria e Kosovës ishte dy herë e informuar per këtë.
d) Ky vendim nxjerr në pah poashtu edhe tentativat për mashtrim të Zylqif Berishës, i cili, me skenarët dhe njerëzit e tij të “fortë”, për 18 vite më ka shkaktuar shumë kokëçarje.
Por, në fund, drejtësia triumfoi e Berisha mundet me e pa Hotelin Grand vetem nga distanca!
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?