“Vendimi i KSHC-së shkon në favor të mbylljes së Universiteteve Publike”

Rektorët nuk janë dakord me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Rektorët e Universiteteve Publike i janë drejtuar sot deputetëve të Komisionit për Arsim, ku kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për mbylljen e 40 për qind të programeve në këto Universitete. Ata deklaruan se vendimin në fjalë e konsiderojnë jo-ligjor. Andaj, po kërkojnë që deri më 28 janar të shkarkohet Këshilli, në të kundërtën vazhdojnë me greva dhe protesta.

Prorektori i UP-së, Dashamir Berxuli në emisionin debatues “Click” në RTV21 ka thënë se veprimi i  Këshillit Shtetëror të Cilësisë shkon në favor të mbylljes së Universiteteve Publike të hapura në Kosovës viteve të fundit.

“Rektorët e universiteteve publike të Kosovës janë mbledhur dhe e kanë konsideruar këtë masë një çështje të rëndësishme e cila ka qenë shumë e ashpër dhe e cila eventualisht ka një sfond të caktuar. E kemi parë deklaratën e tyre dhe ata të hënën e kaluar…kanë dal me një deklaratë publike…dhe po të lexosh letrën, letra ka goxha tone të forta dhe sigurisht që i jep ministrit një kohë të caktuar për të shkarkuar anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë përkatësisht të qojnë në kuvend kërkesën për shkarkim pasi ata nuk janë dakord me veprimet dhe se konsiderojnë që ky veprim shkon në favor të mbylljes së Universiteteve Publike të hapura në Kosovë viteve të fundit”, ka thënë Berxuli./21Media

Back to top button