Vendimi i ri i qeverisë, stafi shëndetësor merr 10% pagë shtesë

Punonjësit shëndetësorë do të paguhen me pagë shtesë prej 10 përqind të pagës bazë.
Ky vendim i propozuar nga Ministria e Financave u mor sot në mbledhjen e Qeverisë.
Lidhur me këtë ministri Hekuran Murati tha se shuma e paraparë për mbështetje të stafit shëndetësor është 5.5 milionë euro.
“Mbështetja fillestare ka qenë e paraparë që të vazhdojë deri në muajin qershor, por me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës konsiderojmë që mbështetja duhet të vazhdojë për stafin shëndetësor, mbështetja që ka qenë 10 përqind mbi pagën bazë sepse e konsiderojmë të nevojshme të ketë staf të motivuar në luftën kundër COVID-19. Në lidhje me këtë parashihet të ndahen mjete në shumën 5.5 milionë euro nënprogrami i Ringjalljes Ekonomike. Marrë parasysh nevojën për mbështetje të stafit shëndetësor ju ftoj ta votoni këtë propozim-vendim”, tha Murati./21Media

Back to top button