Sa ka interesim për të studiuar në UP?
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në afatin e parë do të pranojë 5 mijë e 497 studentë. E për t’u bërë pjesë e UP-së , nga ky universitet bëjnë me dije për portalin rtv21.tv se aplikuan 7 mijë e 700 kandidatë.
Këtë vit interesimi më i madh është në drejtimet si Mjekësi e Përgjithshme, Inxhinieri Kompjuterike, Psikologji, Arkitekturë, Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe Juridik.
Siç bëjnë me dije nga UP nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.
Afati i parë për aplikim në Universitetin e Prishtinës u hap me 12 korrik dhe u mbyll me 19 korrik, në afatin e parë do të regjistrohen 5497 studentë.
659 studentë do të jenë nga komuniteti jo shumicë , 110 studentë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, 110 Maqedonia e Veriut dhe 55 nga Shqipëria.
UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 fakultete./21Media