​Vendimi për manastirin, Von Cramon: Sundimi i ligjit, thelbësor për një shoqëri evropiane

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon ka mirëpritur  sot vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Ajo në një postim në rrjetin social X, ka thënë se sundimi i ligjit është thelbësor për një shoqëri evropiane funksionale.

“Unë kam kërkuar vazhdimisht të gjitha qeveritë e Kosovës në 4-5 vjetët e fundit që të veprojnë për këtë pasi është një hap i domosdoshëm në lidhje me sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Viola von Cramon.

Back to top button