Vendimi për PCR për ata që hyjnë në Kosovë, reagon Ministria e Shëndetësië
Në masat e reja antiCOVID, përfshihet edhe vendimi për testin PCR pë rata persona që hyjnë në Kosovë. E jo ngjalli shumë reagime në opinionin publik. Sot, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke thënë se kjo është tendencë për të manipuluar diasporën.
“Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipiluar me diasporën si target grup, ne emër të gjoja vendimit të “ri” për PCR teste me rastin e ardhjes në Kosovë.Testi PCR negativ nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth Covid -19.”, thuhet në reagimin e MSh-së.
Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat si dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e këtyre masave.
Me këtë vendim, për komunat të cilat janë në zonat e kuqe, është hequr ora policore, pra nuk do të ketë më kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objektet e fakulteteve, me prani fizike dhe jo online. Ndërsa, të gjithë operatorëve ekonomikë në komunat që janë në zonën e kuqe, do t’iu lejohet të punojnë deri në ora 22:00./21Media