Vendimi që i ndau funksionarët, nuk ka lëshime – subvencione për punësim në bazë etnike do të ketë

 

Subvencione shtetërore për punësime në bazë të përkatësisë etnike do të ketë edhe në sektorin privat edhe atë me shumë gjasa nga viti i ardhshëm. Ministri i ekonomisë se ë Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi theksoi se kjo është pjesë e programit qeveritar dhe se nuk ka lëshime për këtë çështje.

“Nëse më pyesni mua si ministër për ekonomi, do të bëjë përpjekjet më të mëdha që ajo masë të fillojë të realizohet. Do të kërkoj nga Qeveria, me sjelljen e propozim buxhetit për vitin e ardhshëm të parashihen mjete të tilla”, theksoi Kreshnik Bekteshi.

Duke shpjeguar masën e paralajmëruar, Bekteshi theksoi se e njëjta nuk do të thotë që në një kompani të caktuar të punësohen vetëm shqiptarë, turq, maqedonas…

“Nuk do të thotë që vetëm shqiptarë, turq apo maqedonas, do të punësohen në një kompani të caktuar. Kjo do të thotë që nëse pronari i kompanisë është shqiptar, punëson maqedonas dhe mbështetet nga Qeveria. Ndërsa kjo do të bëhet në mënyrë inkluzive me qëllim që  qytetarët të afrohen më tepër”, tha Kreshnik Bekteshi.

Ai sot para gazetarëve pohoi se në Qeveri nuk ka papajtueshmëri në lidhje me këtë çështje.

Për dallim nga ai, zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi këtë fundjavë deklaroi se është mos mirënjohëse që para të shtetit të ndahen në baza etnike.

“Mendoj se është mosmirënjohëse të synojmë që paratë publike të shpërndahen në baza etnike. Unë përgjigjem me një nën pyetje: A do të duhet për një fëmijë të sëmurë të pyesin nëse është shqiptar, turk apo maqedonas dhe kështu t’i japim paratë? Nëse përgjigjja është – po, atëherë së bashku do ta formojmë atë model. Mendoj se në një shoqëri të drejtë duhet ta harrojmë këtë”, theksoi Fatmir Bytyqi – zv.kryeministër për Çështje Evropiane.

Përndryshe, i pari për TV21 informacionin e plasoi Artan Grubi, zëvendësi i parë i kryeministrit. Ai në emisionin Clik Plus shpjegoi se për punësimin e maqedonasve në Tetovë dhe Gostivar, Qeveria do të jep subvencione. Më pas kryeministri Zaev u gjend në linjë të njëjtë me Grubin dhe tha se subvencione do të ketë për punësimin e maqedonasve në Tetovë dhe Gostivar. Përndryshe shoqëria e biznesit reagoi se është e palejueshme që pushteti të intervenojë në sektorin privat dhe të diskriminohen qytetarët në bazë etnike, raporton TV21./21Media

Back to top button