Vendlindja e nderon me mirënjohje Florin Kelmendin

Vizita e tij në Pejë sot ishte më e veçantë për gazetarin Florin Kelmendi, kjo ngase vendilindja e nderoi me mirënjohje për kontributin e tij si gazetar, si bashkëthemelues e pronar i RTV21, si krijues në veprimtarinë e letrave shqipe, e për punën e tij shumëvjeçare në media.
Drejtori i programit kulturor-artistik, dokumentar dhe aktualitetit në RTV21, Florin Kelmendi për këtë mirënjohje tha se ndihet më i nderuar se asnjëherë më parë.
“Sot isha në vendlindjen time, në Pejë. Këtë herë më ndryshe dhe më i nderuar se asnjëherë më parë. Peja ime më nderoi me mirënjohje.Unë isha dhe mbetem pejan. Por, është kënaqësi e veçanë që pejanët e mi më mbajnë ende për pejanin e tyre.”, shkroi Kelmendi në Facebook.
Në fund, Florin Kelmendi shprehu falënderime për Pejën.
“Falënderoj Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe gjithë ata që më propozuan dhe aprovuan vendimin për këtë mirënjohje.I falënderoj të gjithë pejanët e mi që e bëjnë Pejën aq të bukur e të mirë. Faleminderit shumë”, përfunoi ai.
“Tehut të Ferrit” është emsioni me autor Florin Kelmendin që aktualisht po transmetohet në RTV21 ku shfaqen fakte e dëshmi të regjistruara nga RTV21 para dhe gjatë luftës në Kosovë; dokumentohen shpërnguljet dhe mbijetesa e shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve të 90-ta; si dhe masakrat e kryera nga forcat serbe mbi popullatën civile në Kosovë. “Tehut të Ferrit” transmetohet çdo të hënë nga ora 21:15./21Media