Vendos Qeveria: Cigaret elektronike mund të përdoren edhe në ambiente të mbyllura

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar mendimi i Ministrisë së Shëndetësisë se prodhimet e duhanit jo të djegshme dhe mjetet për ngrohjen e tyre nuk hynë në ndalesën për duhanpirje.
“Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shfrytëzimi i prodhimeve të duhanit jo të djegshme, mjetet për ngrohjen e tyre dhe cigaret elektronike nuk paraqet duhanpirje dhe në përputhje me këtë, nuk hynë në ndalesën për duhanpirje, gjegjësisht të njëjtat mund të përdoren edhe në pjesën e mbyllur të hapësirave publike”, është bërë e ditur mes tjerash në njoftim, transmeton TV21./21Media

Back to top button