Vendosen tendat për vaksinim në Maqedoninë e Veriut
Po bëhen përgatitjet e para për procesin e vaksinimit që duhet të fillojë nesër në Maqedoninë e Veriut.
Siç informon gazetari i TV21 nga terreni, para Klinikës Infektive janë vendosur edhe tendat ku do të zhvillohet procesi i vaksinimit.
Kujtojmë që imunizimi i popullatës në Maqedoni do të fillojë me vaksinat nga kompania Fajzer të cilat janë donacion nga Republika e Serbisë./TV21
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?