Vendosja e flamujve të Shqipërisë në Kllokot nga Serbia po shihet si provokim

Për nder të festës së 28 Nëntorit, përgjatë rrugëve të Kllokotit janë vendosur flamuj të Shqipërisë. Ky veprim po shihet si provokim nga autoritetet e Serbisë.
E ashtuquajtura Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka reaguar duke thënë se “është përpjekje për të frikësuar popullin serb”.

“Flamujt shqiptarë nuk kanë çfarë të kërkojnë pranë shtëpive të serbëve, e Kishës së Shën Pjetrit e Palit, prandaj ky ‘dekorim’ i papërshtatshëm nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si provokim dhe një hap tjetër drejt krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’”, thuhet në reagimin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.
Sipas tyre, shqiptarët kanë të drejtë të festojnë festat e tyre, “por është e pavend kur e bëjnë këtë në zona të banuara me serbët. U bëjmë thirrje shqiptarëve në Kosovë e M. të mos e përdorin Ditën e Flamurit të Shqipërisë për thellimin e hendekut ndëretnik dhe për të frikësuar dhe provokuar serbët”./21Media
Back to top button