Venezuela mbyll kufirin me Kolumbinë, ushtarët vrasin dy persona

Venezula po shkon drejt izolimit

Pas mbylljes së kufirit me Brazilin, ky vend njoftoi se tashmë ka mbyllur edhe kufirin me Kolumbinë.

Zëvendës presidentja, Delcy Rodriguez, deklaroi se mbyllja e kufirit me Kolumbinë është “e pjesshme”.

BBC njoftoi se në ushtarët venezuelas kanë hapur zjarr dhe kanë vrarë dy persona në kufi me Brazilin.

Dhuna është dënuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përmes një deklarate përsëriti se “bota është duke vëzhguar atë se çfarë po ndodhë në Venezuelë”.

Tensionet në Venezuelë janë rritur ndjeshëm që kur vendet e tjera nisën të dërgonin ndihma për qytetarët e këtij shteti.

Back to top button