Veprime të turpshme ndaj një të miture, Policia kapi 76-vjeçarin

Policia e Tiranës sonte reagoi pas publikimit të një rasti të rëndë, që  një i moshuar kryente veprime të turpshme ndaj një të miture.
Pamjet e rënda ku shihej i moshuari i ulur në krah të të miturës, që e prek në vende intime u publikuan fillimisht në rrjetet sociale.
Policia njoftoi se ka identifikuar dhe ndaluar të moshuarin pervers për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Ndërsa, kur kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, me të cilin autori ka marrëdhënie familjare, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet./vizionplus
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button