Verifikimi i listave – 47 kandidatë kanë probleme me ligjin

KQZ: Vendimi përfundimtar më së voni deri më 22 janar.-Kurti: Nuk kam informacion zyrtar nga KQZ, do t’i prij listës


47 kandidatë për deputetë nuk do të mund të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak të problemeve me ligjin.
Kështu kumto Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas verifikimit të listave.
Në mesin e kandidatëve që sipas KGJK-së nuk i plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në zgjedhje është edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në një deklaratë për media Kurti ka thënë se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga KQZ-ja, duke theksuar se ai është bartës i listës së VV-së dhe se institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit./21Media

Back to top button