Veriu i Mitrovicës mbushet me fotografi të Putinit

Putin sot pritet ta vizitojë Beogradin

Veriu i Mitrovicës është mbushur me posterë të presidentit rus, Vladimir Putin, në ditën kur presidenti rus pritet të vizitojë Beogradin.

Në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të Rusisë, fotografi të presidentit Putin, si dhe billborde me mbishkrime në gjuhën ruse “Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne”.

Fotografitë, famujt dhe mbishkrimet janë vendosur mbrëmë gjatë natës.

Siç raporton kallxo.com, fotografitë janë vendosur pothuajse në të gjitha rrugët kryesore në veri të Mitrovicës.

 

Back to top button