“Verratti i ri”, Interi refuzon ofertën e Chelseas për yllin italian

Bëhet fjalë për mesfushorin 19 vjeçar, Cesare Casadei, i cili thuhet s është lojtari në qendër të vëmendjes te krerët e Chelseat.
Sipas ekspertit të tregut të transferimeve, Gianluca Di Marzio, mesfushori qendror vlerësohet shumë nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.
Me mbështetjen e ish-trajnerit të Dortmundit dhe PSG-së, ish-kampionët e Evropës janë në bisedime serioze për të nënshkruar me Casadein në një marrëveshje të përhershme, pasi tashmë kanë paraqitur një ofertë fillestare drejt “Nerazzurrëve” në regjionin e tetë milionë eurove.
Sidoqoftë, Interi është më pak i interesuar të humbasë një nga talentet e tyre më të mirë, por mund të pranojë çdo gjë ofertë në rangun prej 20 milion euro, sipas “La Gazzetta dello Sport”.
Si duket është pjesë e përpjekjeve të Interit për të penguar çdo interes nga Chelsea pasi po kërkon një shumë kaq të lartë për Cesare Casadei, i cili nuk ka bërë ende debutimin e tij në Serie A.

Back to top button