Fitohet njëri nga jackpot-ët më të mëdhenj në histori, vlera e parave është marramendëse
Lotaria amerikane Mega Millions njoftoi sot se mbrëmë u hodh një biletë fituese, pronari i së cilës fitoi një jackpot me vlerë mbi 1.33 miliardë dollarë, që është një nga pagesat më të mëdha në historinë e lotarisë amerikane.
“Lojtarët e Mega Millions, kontrolloni biletat tuaja! Ne kemi një fitues (…) në Illinois. Qëndroni të sintonizuar për më shumë detaje!”, shkroi në Twitter Lotaria e Illinois.
“Mezi presim të zbulojmë se kush është fituesi me fat dhe shpresojmë t’i urojmë së shpejti!” shtoi Pat McDonald, zyrtar i Mega Millions.
Jackpot-i fillimisht u vlerësua në 1.28 miliardë dollarë, por rezultoi se vlera përfundimtare është më e lartë se ajo e vlerësuar, shpjegoi Mega Millions.
Nëse fituesi me fat pranon t’i paguajë fitimet me këste gjatë 30 vjetëve të ardhshme, ai do të merr 1,337 miliardë dollarë dhe nëse do një pagesë një herë, do të merr “vetëm” 780 milionë, një pjesë e të cilave do të shkojë në taksa, vlerëson Mega Millions.
Jackpot-i për këtë lotari është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë tre muajve të fundit, së bashku me ëndrrat e lojtarëve me fat.
Mega Millions tha se shanset për të fituar këtë shumë të pabesueshme parash ishin vetëm një në pothuajse 303 milionë.
Fitimi më i madh deri më tani ishte 1.586 miliardë dollarë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?