Vërshime në Klinë, qytetarët ankohen për dëme

 

Reshjet e shiut dhe borës të cilat po vazhdojnë kanë rënduar situatën nëpër disa Komuna të Kosovës.

Situatë të rënduar si pasojë e reshjeve është raportuar edhe në Komunën e Klinës.

Reshjet kanë ndikuar që të rritet niveli i lumit Drin, ku si pasojë e vërshimeve janë shkaktuar dëme në disa restorante në fshatin Volljakë.

Ekipi i RTV21 është në terren dhe ju sjell pamje dhe intervista me pronarët e bizneseve të dëmtuara./21Media

Back to top button