Ambasada e Kosovës në Slloveni njofton qytetarët e Kosovës për masat e reja

 

Sllovenia ka marrë vendime të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19 të cilat hyjnë në fuqi nga nesër.  Ambasada e Kosovës në Sllloveni ka njoftuar kosovarët për për këto masa.

Sipas vendimit të ri të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, i cili hyn në fuqi më datë 9 janar 2021, në pikat kufitare të kufirit të jashtëm të Republikës e Sllovenisë gjithashtu njihen testet negative sipas metodës PCR të bëra në shtetet e treta, por përsëri do të merren në konsideratë vetëm rezultatet negative të testeve jo më të vjetra se 48 orë nga dhënia e strishos.

Po ashtu bëhet e ditur se testet e shpejta të antigjenit duhet të kryhen në një shtet anëtar të BE-së ose të Zonës Schengen.Testimi me analiza të shpejta me antigjen në pikat kufitare në kufirin e jashtëm të Schengenit është hequr.

Ndërsa ambasada ka njoftuar edhe për mënyrën e karantinimit.

“Mundësia e ndërprerjes së karantinës përsëri vlen për të gjithë personat. Nëse një person, i cili dërgohet në karantinë në shtëpi gjatë hyrjes në Republikën e Sllovenisë, i nënshtrohet testimit për praninë e SARS-CoV-2 (COVID-19) me metodën PCR gjatë periudhës së karantinës dhe rezultati i testit është negativ, karantina konsiderohet të jetë ndërprerë. Testimi nuk mund të kryhet deri në ditën e pestë pas datës së marrjes së vendimit për dërgim në karantinë në shtëpi. Kjo mundësi e ndërprerjes së karantinës vlen për të gjithë personat, pavarësisht nga shtetësia. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 9 Janar 2021.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./21Media

Back to top button